Të famshmit “problematikë” që kanë plagë në trup - VIP - Kosova Sot
Të famshmit “problematikë” që kanë plagë në trup

Të famshmit “problematikë” që kanë plagë në trup

Qoftë përmes operacioneve plastike, mbushësve apo fotoshopit, të famshmit shumë mirë i fshehin të metat e tyre. Nga jashtë është vështirë të duket se çfarë është e vërtetë apo çfarë është e rreme. Këto yje, si të gjithë ne, kanë lindur në tokë dhe kanë përjetuar disa momente tragjike reale në jetën e tyre dhe për këtë ekzistojnë shenja që e dëshmojnë këtë. Secili yll me krenari mban shenjat e tyre dhe shkaku i tyre janë bërë edhe më unikë.

Image

Kylie Jenner

Në vitin 2015, bukuroshja pa të meta, që të ndalë frymën, nga "Keeping Up With the Kardashians", ka postuar në "Instragram" foton ku ka një shenjë në ijën e saj të majtë me mbishkrimin "Më pëlqen shenja ime". Në fakt, kjo modele nuk e fsheh këtë shenjë dhe mund të shihet në shumicën e fotove të saj të publikuara nëpër rrjetet shoqërore. Shenja e gjatë ishte shkaktuar nga një strukje apo përkulje e saj derisa ishte vetëm pesë vjeçe. Tregimi flet për të dhe motrën e saj derisa po luanin fshehtas, me Kendall Jenner, derisa vogëlushja Kylie ishte fshehur prapa portës. Kur motra e saj nuk kishte mundur ta gjente, ajo kishte vendosur të ngjitej sipër portës ku kishte rrëshqitur në një mjet të mprehtë dhe kishte prerë ijën e saj. "Unë kam tentuar ta largoj mjetin e mprehtë nga aty, por sado që tentoja ajo shkonte më thellë këmbës. Tash është shenjë e vogël, sepse un jam rritur", thotë ajo. Nëse tash është e vogël, a mund ta imagjinoni sa e pakëndshme ka qenë kur ajo ishte fëmijë. 

Image

Sharon Stone

Nëse jeni një adhurues mesatar, apo nëse jeni i dhënë pas kësaj bukuroshe bombastike nga Hollivudi, mund të jeni të befasuar ta mësoni se ka pasur një shenjë në qafën e saj gjatë gjithë kohës. Zakonisht e mbuluar me grim nëpër filma dhe nëpër fotot e saj apo kur paraqitet nëpër setet fotografike në publik, është e rrallë që shenja e bukuroshes Sharon Stone ta shohë dritën e diellit. Kur ajo ishte më e re, ishte duke kalëruar një kalë për një linjë të veshjeve që ia kishte gërvishtur një pjesë të qafës së aktores së re. Me gjasë nuk ka më shumë informacion në lidhje me këtë, por vërtet do të ishte shumë interesant të dimë më shumë rreth plagës së saj në qafë, që do të kishte mundur t'ia rrezikonte jetën dhe si ka ndikuar kjo në jetën e saj. Tani që e dini, do të ishte interesant t'i shikoni disa nga filmat më të famshëm të aktores Sharon Stone, si "Basic Instinct" dhe "Casino", për t'u munduar ta dalloni këtë shenjë të fshehur e të vogël. Mund të mundoheni edhe kur ta shihni aktoren Stone në shfaqjen e HBO-së, "Mosaic", që do të lansohet në vitin 2018.

Image

Sandra Bullock

Që nga roli i saj depërtues në aktrim në filmin "Demolition Man", në vitin 1993, Sandra Bullock e ka dëshmuar gjithmonë se ka shumë talent, e mos të përmendim se sa e lezetshme është për një aktore Hollivudi. Duke u shfaqur në role të ndryshme dhe në të gjitha zhanret e mundshme në film, Bullock ka lënë gjurmë në komedinë e saj (Miss Congeniality), filmin e zhanrit aksion (Speed), dhe dramë (The Blind Side). Megjithëse aktorja Bullock është shfaqur në më shumë se 50 role të ndryshme që nga fillimi i viteve '90, shenja e prerjes përreth cepit të syve mund të ketë kaluar pa u vërejtur. Ajo i ka diskutuar shkaqet e kësaj shenje nga e kaluara, duke shpjeguar që si e re kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në liqen, duke e përplasur kokën për një gurit. Për fat të mirë të Bullock, ajo trashëgoi vetëm këtë shenjë që duket se vetëm ia ka shtuar bukurinë e saj unike.

Image

Queen Latifah

E cilësuar si zonja e parë e hip-hopit, Queen Latifah ka skalitur karrierën e saj në industrinë e muzikës kur ishte që vetëm 18 vjeçe, duke lënë punën e saj te "Burger King" për të ndjekur ëndrrat. Duke mos u ngadalësuar kurrë apo duke mos kërkuar falje për hapat e saj të jashtëzakonshëm që i ka bërë në karrierën e saj. Queen Latifah po ashtu ishte femra e parë e muzikës rep që ishte nominuar për "Academy Award" për performancën e saj në vitin 2002. E lindur në Ist Oranxhë, Nju Xhersi në një familje policësh, Queen Latifah ishte shumë e ashpër - mund ta pyesni secilin që i ka kaluar pranë. Në vitin 1996 ajo kishte sulmuar një fotograf paparaci, pasi e kishte ngacmuar, e po të njëjtin vit ishte arrestuar se kishte armë pa leje me vete, të mbushur madje. Për fat të keq, asnjë nga këto tregime të egra nga pushtimi i Queen Latifah që qëndrojnë nga viti 90, shenja e thellë që ka dëmtuar ballin e saj, por kishte ndodhur nga një lojë fëmijësh. Që atëherë ajo është pajtuar me këtë dhe ka thënë se nuk do ta fshehë kurrë. 

Image

Harrison Ford

Harrison Ford ka pësuar një dëmtim, një shenjë të thellë në mjekrën e tij kohë më parë, para se të bëhej i famshëm nga Hollivudi. Besojeni apo jo, ai kishte punuar dikur në një departament të shitoreve me pakicë kur rasti kishte ndodhur. Fatkeqësia ia kishte lënë këtë shenjë përgjithmonë në vitin 1968, derisa ai po vozite në "Laguna Beach" për të shkuar në punë dhe derisa Ford po tentonte ta vinte rripin e sigurisë, krejt papritur doli nga rruga, duke goditur një kabinë telefoni derisa timoni iu përplas për kokë. Ende nuk dihet se sa penj kishte qepur në fytyrë, por me gjasë duket se Ford kishte goxha një përplasje. Shenja i ishte përshkruar prapaskenave të dy personazheve të Ford-it dhe ka shpjeguar në ekran. Në klasikun e viti 1989 "Indiana Jones" dhe "Last Crusade", i riu "Indiana Jones", aktruar nga River Phoenix, bie nga një tren në lëvizje me një luan të egër. 

Image

Mary J. Blige

Me gjasë kurrë nuk e keni dalluar, por nën syrin e kësaj producente, këngëtares dhe reperes, ekziston një shenjë misterioze. Megjithëse Mary J. Blige ka fituar 9 "Grammy Awards" dhe ka shitur më shumë se 50 milionë kopje të albumeve të saj nëpër botë, të gjithë gazetarët kanë qenë shumë të interesuar ta kuptojnë shenjën në fytyrë të Mbretëreshës së hip-hopit dhe tregimit që qëndron prapa shenjës. Edhe pse Blige vjen nga ngjarjet tragjike nga e kaluara, përfshirë edhe faktin se ishte një viktimë e abuzimit seksual si fëmijë, ajo ka mbetur gojëmbyllur në lidhje me këtë për gjithë karrierën në lidhje me shenjën. Njerëzit mendojnë se është rezultat i një grindjes fizike me një tjetër grua, të tjerët thonë se është shenjë nga traumat në fëmijëri, por kurrsesi që njerëzit ta kuptojnë të vërtetën. 

Image

Catherine Zeta-Jones

Në depërtimin në filmat e Hollivudit përmes projekteve si "Mask of Zorro" dhe "Entrapment", kjo aktore e bukur nga Uellsi, lindur në Suansi, ka vjedhur zemrat e shumë meshkujve. Ajo ishte një bukuroshe seksi në Hollivud, që me gjasë vetëm po bëhet sa më tërheqëse me kalimin e viteve. Por kjo aktore e mahnitshme ishte vetëm fëmijë i vogël, ajo kishte vuajtur nga një virus që për pak sa nuk e kishte vrarë. Pasi që nuk kishte mundur të merrte frymë, mjekëve iu desh të aplikojnë një ndërhyrje në trakeotomi për ta shpëtuar jetën e të resë Catherine ZetaJones. Kjo nënkupton aplikimin e një vrimës në fytin e saj për të futur një "gyp gabzherri" në mënyrë që t'i dërgojnë oksigjen mushkërive. Kjo është ajo që i ka ndodhur aktores Catherine Zeta-Jones, derisa kjo përvojë traumatike ka mbetur një kujtim i të kaluarës së saj. 

Image

Seal

Henry Olusegun Adeola Samuel, i njohur në mbarë botën si muzikanti britanik Seal, është më i njohur për këngën e tij epike me titull "Kiss from a Rose", që shfaqet prapa filmit "Batman Forever". Përkundër faktit se Seal ka arritur nivele të larta të suksesit në muzikën e industrisë, njerëzit vetëm duhet t'ia hedhin një sy fytyrës së tij para se t'i dallojnë ato shenja tmerruese që i ka në fytyrë. Për fat të keq, kur Seal ishte vetëm 23 vjeç, ai kishte pësuar nga gjendja e lëkurës "Condition Discoid Lupus Erythematosus" (DLE), gjendje kjo që shkakton plagë dhe inflamacion në gjithë fytyrën. Lëkurën e kokës dhe në veshë duke lënë shenja të përhershme. Megjithëse shkaku i gjendjes kronike ende nuk dihet, njihet si një çrregullim autoimun që përcillet si trashëgim familjar dhe mund të nxitet nga thithja e duhanit, apo si pasojë e ekspozimit në diell. 

(Kosova Sot)

 

 

 

 

 

18 orë e 42 minuta më parë
16/07/18