Engjëllushe veterane (Foto)
Alessandra Ambrosio shfaq linjat në vendlindjen e saj Ndoshta i ka varur krahët diku, por Alessandra Ambrosio përgjithmonë mbetet një engjëllushë. Modelja rishtazi e pensionuar nga "Victoria's Secret" kishte pushtuar plazhin derisa po qëndron edhe pas festave në vendlindjen e saj në Brazil. E veshur me një palë kostume me rrudha nga prapa, modelja u duk e gatshme për plazh si kurrë më parë, teksa po luante në valët në Rio, bashkë me djalin e saj Noah. Përkundër pensionimit, ishte e qartë se Alessandra nuk kishte hequr dorë nga palestra, me linjat e saj të mahnitshme, derisa po kërcente nëpër valë. Ajo kishte bërë edhe disa foto ndërsa po luante me të birin.
(Kosova Sot)