Nora dhe Roberti, ja pasioni që i bashkoi çiftin fit të showbiz-it (Foto)

  • 15 January 2018 - 17:00
 Nora dhe Roberti, ja pasioni që i bashkoi çiftin fit të showbiz-it (Foto)

Të ushqehesh shëndetshëm, të stërvitesh intensivisht, të kujdesesh për të patur forma fizike perfekte do të thotë në radhë të parë të kesh respekt për trupin tënd si dhe të edukohesh për të jetuar shëndetshëm.
Por kur je personazh publik kjo kalon përtej kësaj,  pasi kthehesh në frymëzim për të gjithë ata që të ndjekin dhe kur të dy partnerët e përqafojnë këtë moto, është edhe më mirë.
Për ata të dy do të thonim se përveç dashurisë për njëri- tjetrin i bashkoi dhe dashuria për muskujt dhe trupin e tonifikuar.
Bëhet fjalë për këngëtaren Nora Istrefi dhe bashkëshortin e saj Robert Berisha.
Të dy partnerët kanë pranuar herë pas here përkushtimin ndaj fitness-it dhe të paturit një trup plot muskuj.
Të gjithë e mbajmë mend Norën në fillesat e saj , një vajzë e kolme dhe me tipare të veçanta. Por me përkushtim dhe shumë stërvitje, këngëtarja vit pas viti shfaqej me forma fizike perfekte dhe gjithë muskuj.
Madje edhe pasi u bë nënë, Nora iu rikthye formave të mëparshme shumë shpejt pasi nuk e ndërpreu stërvitjen as gjatë 9 muajve të shtatzënisë.  Trajneria e saj Geta Beqa është shprehur nëper intervista se Nora ështe stërvitur gjithmonë intensivisht para, gjatë dhe pas shtatzënisë për të patur trupin perfekt që të gjithë e lakmojmë herë pas here.
Po Roberti? Në disa foto të shfaqura nëpër media, ai  ka qenë një djalë i imët dhe i dobët, por me kalimin e viteve dhe shumë orë në palestër , arriti të ketë një fizik gjithë muskuj.
Roberti gjithashtu ka pranuar nëpër intervista se stërvitja në palestër zë një pjesë shumë të rëndësishme të ditës së tij. Çifti i këngëtarëve  kanë treguar më shumë se një herë pasionin e tyre për palestrën dhe për ushtrimet, dhe ne pa frikë mund ti quajmë si çifti më i palestruar i showbiz-it shqiptar.