Në dedikimin emocionues të Emina Çunmulaj për vajzën e saj, të gjitha nënat me siguri do të gjejnë veten

  • 16 January 2018 - 18:12
Në dedikimin emocionues të Emina Çunmulaj për vajzën e saj, të gjitha nënat me siguri do të gjejnë veten

Super modelja shqiptare Emina Çunmulaj prej më shumë se një viti ka provuar ndjesinë më të bukur për një grua atë të të bërit nënë. Emina ka një vajzë të quajtur EllaFaria dhe ajo është përsëri në pritje të fëmijës së saj të dytë. Mesa duket me këtë pritje të ëmbël që po kalon modelja ka filluar ta përforcojë akoma dhe më shumë ndjenjën e mëmësisë. Në ‘Instagramin’ e saj Emina ka postuar një foto ku shihet e kapur me vajzën e saj dhe kjo gjë e ka lumturuar pamasë, ndaj ajo ka vendosur ta shoqërojë dhe me një dedikim shumë emocionues.
“ ‘Hajde Mami ulu.’ Kështu unë u ula dhe mbajta shtrënguar dorën e saj dhe zemra ime shkriu. Mendoj shumë se ku jam unë sot në jetë. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, unë i gëzohem dhe numëroj bekimet e mia çdo ditë dhe falenderoj Zotin që më bëri këtë dhuratë kaq të madhe, atë të sjelljes së një jete në këtë botë… Unë nuk jam një nënë perfekte, kjo nuk vjen me një fjalor dhe jam duke mësuar çdo ditë, por edhe në kohët më të vështira unë e di se sa me fat jam që jam e aftë të kem një të vogël që më therrët Mami. Të dua shumë EllaFaria, faleminderit që më zgjodhe mua të jem Mami jot.”

(Kosova Sot)