Marina i tha të qepë gojën, ja si reagon Big Mama (FOTO)

  • 17 January 2018 - 14:34
Marina i tha të qepë gojën, ja si reagon Big Mama (FOTO)

Pas diskutimeve të shumta lidhur me “debatin“ midis prezantueses së emisionit “C’est La Vie” Marina Vjollcës dhe këngëtares Big Mama, më në fund vjen reagimi i kësaj të fundit. “Pse moj Marina Vjollca më the ashtu e kanë vendosur të na fusin në sherr, po s’e kanë parë atë ditë kurrë. Të dua o engjëll, njeriu më i mirë ne botë”-shkruan ajo. Pas këtij reagimi kuptohet se Marina ia ka thënë ato fjalë duke ditur karakterin komik të këngëtares.
Duhet të kujtojmë se një ndër momentet më pikante të mbrëmjes ishte kur Marina Vjollca iu kthye Big Mamës duke i thënë të qepë gojën përndryshe do e pushojë nga puna, sigurisht duke qeshur. Reagimi erdhi pas disa batutave të njëpasnjëshme nga ana e këngëtares gjatë kohës kur moderatorja fliste.

Image

 

 

(Kosova Sot)