Sa peshon ajo (FOTO)

  • 24 January 2018 - 08:47
Sa peshon ajo (FOTO)

Kylie Jenner, me 90 ndjekës në 'Instagram', posedon një pasuri goxha të madhe. Përderisa shtatzënia e Kylie Jenner-it mbetet temë e paqartë, ajo që është e sigurt është se bukuroshja 20 vjeçe është një nga femrat më të pasura në botë. Në vitin 2017, Kylie Jenner ishte personi më i ri që ishte future në listën e "Forbes Celebrity 100 Earnings" dhe ishte radhitur në pozitën 59, falë pasurisë së saj që e ka arritur nga shfaqja televizive "Keeping Up With The Kardashians", brendi i saj "Kylie Cosmetics", koleksionet e veshjeve dhe zbukurimeve të tjera. Që kur është paraqitur te "E", me shfaqjen "Keeping Up With The Kardashians", Kylie ka arritur të ketë 95 milionë ndjekës në 'Instagram', duke e bërë një nga dhjetë personat më të ndjekur. Pasuria e Kylie Jenner është rreth 50 milionë dollarë, sipas "Forbes Celebrity 100 Earnings". 

Image

(Kosova Sot)