Zayn Malik ndahet nga e fejuara

  • 04 August 2015 - 22:45
Zayn Malik ndahet nga e fejuara

Zayn Malik dhe Perrie Edwards janë ndarë.

 Ish – pjesëtari i grupit “One Direction” i ka dhënë fund fejesës me këngëtaren e “Little Mix”, dy javë më parë.

Lajmi bëhet i ditur për Dailymail nga një burim pranë Edwards, që deklaron se 22 – vjeçarja po kalon një periudhë tepër të keqe për shkak të ndarjes.

Sipas burimit, Malik i ka dhënë fund fejesës nëpërmjet telefonit.

Malik dhe Perrie u njohën në Dhjetor të 2011, gjatë kohës që mernin pjesë në X Factor.

Çifti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të zërave të shumtë se, ish – këngëtari i “One Direction”, e kishte tradhëtuar Perrien në më shumë se një rast.