Pranvera po vjen (FOTO) - VIP - Kosova Sot
Pranvera po vjen (FOTO)

Pranvera po vjen (FOTO)

Përderisa Gigi Hadid dhe motra e saj Bella nuk kishin pasur nevojë për rroba për foton e tyre të përbashkët për "British Vogue", kjo nuk ishte njëjtë edhe me fushatën e re pranverore të Gigi Hadid për "Reebok". Për të treguar risinë e fundit të "Reebok's Freestyle Hi", modelja e "IMG" kishte veshur një palë tuta dhe një bluzë me mëngë të gjata me pika. Hadid bashkë me Ariana Grande, Rae Sremmurd, Teyana Taylor dhe Lil Yachty janë caktuar për fushatën "Reebok Classics' "Always Classic". Si ambasadore e brendit "Reebok", Hadid - sikurse edhe Karlie Kloss dhe shumë të tjera, ajo shfaqet në një video nga "Reebok", derisa Hadid klasiken e ka përshkruar si, "po ndodh tani dhe është diçka që me gjasë do ta inspirojë të ardhmen".

Image

 

(Kosova Sot)

20 orë e 59 minuta më parë
26/05/18