Klaudia Pepa i jep goditjen e fundit Albi Nakos, fshin fotot e dasmës! Po ai? (foto) - VIP - Kosova Sot
Klaudia Pepa i jep goditjen e fundit Albi Nakos, fshin fotot e dasmës! Po ai? (foto)

Klaudia Pepa i jep goditjen e fundit Albi Nakos, fshin fotot e dasmës! Po ai? (foto)

Pas një dasme të transmetuar “live” në një program televiziv, pas një divorci po aq të bujshëm, vjen dhe momenti që askush nuk e priste.

Edhe pse të dyja palët u përpoqen ta “shisnin” ndarjen e tyre si diçka “pjesë të jetës” që po e kalojnë në mënyrën më sportive të mundshme, mesa duket tani Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë vendosur të fshijnë historinë e tyre edhe nga rrjetet sociale.

Nëse i hedh një vështrim profilit të Klaudia Pepës në Instagram, vë re se balerina me famë botërore ka fshirë fotografitë e dasmës dhe të tjera me Albi Nakon.

Si kujtim të kohës së shkuar ka lënë vetëm një, ku të dy uronin Vitin e Ri, por pa deklarata dashurie për njeri-tjetrin.

Image

E nëse “hidhesh” nga profili i Klaudiës tek ai i koreografit Nako, vë re se edhe ai ka fshirë kujtimet më Klaudian, përfshirë edhe dasmën.

Epo të dy e bënë “alla shqiptarçe” kur fshinë kujtimet e dasmës!!!

Klaudia dhe Albi kanë deklaruar se kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore mes tyre! 

Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)

20 orë e 28 minuta më parë
14/11/18