Pasuria e saj kap shifra prej 386 milion dollarësh. Ja cila është më e pasura e motrave Kardashian

  • 06 February 2018 - 20:45
Pasuria e saj kap shifra prej 386 milion dollarësh. Ja cila është më e pasura e motrave Kardashian

Motrat Kardashian dinë si të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe bëjnë pjesë padyshim në familjet më të njohura në botë. Ato njihen për jetën e tyre luksoze, por të gjithë jemi bërë të paktën njëherë kuriozë të dinim se cila nga femrat e familjes Kardashian është më e pasur. Tashmë mamaja më e re e showbiz-it të huaj, Kylie Jenner është pronarja e një nga kompanive më të mëdha të bukurisë dhe në fakt ajo është edhe më e pasura e motrave Kardashian. Kompania e saj që shquhet për prodhimin e buzëkuqëve kap një fitim prej 386 milion dollarësh në vit dhe është projektuar që në vitin 2022 të kapë shifrën prej 1 bilion dollarësh.Përpara se Kylie të sillte në jetë fëmijën e parë ajo i dha një intervistë nënës së saj, Kris Jenner, ku foli për pasionet dhe firmën e saj. Ajo tha se puna është shumë e rëndësishme për të dhe për të rritur kompaninë e saj punon shumë fort, pavarësisht se nuk e bën çdo gjë vetëm për para. Gjithashtu Kylie tregoi se ka ende shumë punë për të bërë duke qenë se një pjesë e produkteve kozmetike nuk janë hedhur ende në treg. 

Image

 

(Kosova Sot)