GJITHË KJO ÇANTË

  • 12 February 2018 - 10:09
GJITHË KJO ÇANTË

Doutzen Kroes largohet nga hoteli me një çantë ekstra të madhe Doutzen Kroes është duke e shfrytëzuar ngjarjen "New York Fashion Week"si mënyrë për të dalë bashkë me miket e saj më të mira.

Modelja e bukur 33 vjeçe ishte me Coco Rocha te pista e Jason Wu, para se të vallëzonte gjithë natën e lume me Joan Smalls. Ish-modelja e brendit "Victoria's Secret Angel" kishte tentuar të ishte sa më modeste në një palë syze të mëdha derisa ishte larguar nga hoteli në Nju Jork derisa me vete kishte një çantë ekstra të madhe. Doutzen nuk kishte aplikuar fare grim derisa kishte dalë nga hoteli "Mercer" në Nju Jork. Nëna e dy fëmijëve u duk e mahnitshme me një palë pantallona të hirtë me një këmishë të zezë, gjysmën e saj të vënë nën pantallona. Veshur kishte dhe një pallto të gjatë derisa dukjen e kishte përfunduar me një palë atlete të bardha.

(Kosova Sot)