Suedezja me stil

  • 15 February 2018 - 13:50
Suedezja me stil

Elsa Hosk shfaq respektin për Gianni Versace 

S i modele e "Victoria's Secret Angel", Elsa Hosk natyrisht se tregon lëkurën, por kur i duhet ta mbulojë atë, ajo e bën me plot stil. Kështu, bukuroshja 29 vjeçe ishte parë duke prezantuar stilin e saj elegant veshur nga brendi "Versace" derisa po qëndronte në Menheten gjatë "New York Fashion Week". Kanë kaluar tashmë 20 vite që kur disenjatori Gianni Versace ishte vrarë në Majami. Vrasja e tij është tema e sagës së fundit "American Crime Story", me titull "The Assassination of Gianni Versace". Bukuroshja stilit të saj i kishte shtuar një prekje prej rokeres. Ajo kishte veshur një këmishë me ngjyrë të artë, të bardhë dhe indigo, që ishte stil i të nëntëdhjetave. 

(Kosova Sot)