Kim Kardashian bën bamirësi me veshjet e vjetra

  • 19 February 2018 - 10:13
Kim Kardashian bën bamirësi me veshjet e vjetra

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian ka ndërmarrë një nismë bamirësie në ‘eBay’. Kim ka nxjerrë në shitje disa prej rrobave të saj.

Ajo që ka habitur fansat është se Kim ka zgjedhur të shesë rroba dhe aksesorë të vjetër të cilët nuk janë trend i momentit. Në këtë mënyrë fansat kanë menduar se ajo po e bën këtë vetëm për të shitur emrin e saj dhe jo cilësinë. Një tjetër gjë e cila po i habit fansat janë çmimet e larta të tyre.

(Kosova Sot)