Dukesha Kate surprizon publikun me veshjen në ‘Bafta Awards’, nuk suporton nismën

  • 19 February 2018 - 13:57
Dukesha Kate surprizon publikun me veshjen në ‘Bafta Awards’, nuk suporton nismën

‘Bafta Awards’ ka qenë kryefjala e mbrëmjes së djeshme. Sigurisht që përveç të tjerave ajo që vihet më shumë re në të tilla evente është veshja e personazheve më të njohur. Pjesë e mbrëmjes ka qenë edhe dukesha Kate Middelton dhe princ William. Teksa shumica e aktoreve kishin veshur fustane të zinj në mbështetje të nismës “Time’s Up”, kundër abuzimit të grave, Kate habiti me paraqitjen e saj në një fustan të gjelbër.

Pavarësisht se dukej madhështore, shumë persona më së shumti femra kanë reaguar keq për këtë veshje. Ato e kanë quajtur daljen e dukeshës si të papërshtatshme dhe e kanë kritikuar për faktin që nuk tregoi mbështetje ndaj grave. Supozohet se kjo zgjedhje është bërë nga Kate në mbështetje të protokollit mbretëror i cili ndalon deklaratat politike, qofshin ato të shprehura hapur apo nëpërmjet një veshjeje.

Image

(Kosova Sot)