Loçka e plazhit

  • 20 February 2018 - 10:17
Loçka e plazhit

Candice Swanepoel promovon linjën e saj të kostumeve

Candice Swanepoel së fundmi ka lansuar brendin e saj të kostumeve të larjes, "Tropic of C". Bukuroshja 29 vjeçe, modele për brendin "Victoria's Secret Angel" ka modeluar dizajnin e saj "Blaze", duke postuar një foto në "Instagram". Kjo foto ishte bërë në plazhin "Turks & Caicos", derisa bukuroshja bionde po lozte me valët. Koleksioni që vjen si inspirim i viteve të tetëdhjeta vishet me kostume njëpjesësh. Kostumi më i shtrenjtë nga ky brend kushton 170 dollarë amerikanë. Candice ndjekësve të vet u kishte thënë në rrjetet shoqërore se linja e saj ishte bërë nga 'fuqia e dashurisë'. Sipas "Bluebella", Swanepoel është modelja më me ndikim për të brendshmet në "Instagram". Me më shumë se 11.8 milionë ndjekës, loçka e plazhit mund të fitojë më shumë se 70,000 dollarë për një postim. 

(Kosova Sot)