Ka ushtruar dhunë, por për 30-vjetor i bën urimin e veçantë këngëtares (FOTO)

  • 20 February 2018 - 13:19
Ka ushtruar dhunë, por për 30-vjetor i bën urimin e veçantë këngëtares (FOTO)

Këngëtari me famë botërore Chris Brown sapo na tregoi edhe njëherë se dashuria e parë nuk harrohet.

Ai dhe këngëtarja e famshme Rihanna kanë patur një lidhje intensive e cila dukej se po bëhej serioze. Por mjaftoi një sherr mes tyre i cili u kthye në dhunë fizike ndaj këngëtares, ai që e ndau përfundimisht çiftin.

Por pavarësisht kësaj, edhe pse secili vazhdoi jetën e tij me histori të reja dashurie, Chris Brown sot tregoi se ndoshta ndjen akoma për Rihannan.

Sot këngëtarja feston 30-vjtorin e lindjes, dhe ish-i dashuri i saj i bën këtë urim duke i surprizuar të gjithë. Ai ka postuar një foto të Ririt kur ka qenë e vogël e bashkëngjitur me të shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Rihanna”, duke bërë shumë fansa të shpresojnë për një rikthim mes tyre një ditë.

Image
Image

 

(Kosova Sot)