Çmimi marramendës i fustanit luksoz të Dua Lipës në "Brit Awards" (FOTO)

  • 21 February 2018 - 21:32
Çmimi marramendës i fustanit luksoz të Dua Lipës në

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, e cila ka prekur majat e artit ndërkombëtar, Dua Lipa është duke u konsideruar si Princesha më e re e Pop-it.

Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve në “Brit Awards” që është duke mbajtur sot në Londër, Dua Lipa është shfaqur me një fustan mahnitës të punuar nga “Giabattista Valli”, i koleksionit më të fundit të “Pranverës 2018”, fustan ky që ka një çmim mjaftë të kushtushëm, diku rreth 10 mijë euro.

Ngjyra e fustanit ishte një pink e lehtë dhe ishte mjaftë shtresa të mëdha dhe me një rryp të zi në mes të fustanit ku e kishte kombinuar me sandale të zeza.

Lipa, ashtu si mysafirët e tjerë britanikë, kishte një trëndafil të bardhë në qilimin e kuq për të treguar solidaritet me lëvizjen Time’s Up.

Këngëtarja është e dominuar për pesë kategori me hitin e saj “New Ruels”, duke e bërë atë artistin më të nominuar këtë vit dhe gruan më solemne të nominuar në historinë e Brit Awards. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)