Ju pëlqeu kostumi i bardhë i Rita Orës në ‘Brit Awards’? Diku e kemi parë (FOTO)

  • 23 February 2018 - 17:48
Ju pëlqeu kostumi i bardhë i Rita Orës në ‘Brit Awards’? Diku e kemi parë (FOTO)

Ju pëlqyen veshjet me të cilat Rita Ora performoi në ‘Brit Awards’ ? “Mirror” e përfshiu këngëtaren shqiptare në listën e të veshurave më mirë në këtë aktivitet.

Por ne do të veçojmë kostumin e bardhë që nxirrte më tepër në pah format fizike të këngëtares.

Kjo veshje nuk duket aspak një risi në stil, a ju kujton dikë tjetër? Ajo ka ngjashmëri me bikinin e famshëm të Marilyn Monroe, ikonës së bukurisë botërore.

E bukura ngelet gjithmonë burim frymëzimi për çdo stilist edhe pse vitet kalojnë dhe trendet ndryshojnë.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)