Kylie Jenner më në fund zbulon fytyrën e vajzës së saj Stormi - VIP - Kosova Sot
Kylie Jenner më në fund zbulon fytyrën e vajzës së saj Stormi

Kylie Jenner më në fund zbulon fytyrën e vajzës së saj Stormi

Më e vogla e familjes Kardashian-Jenner, zbuloi më në fund fytyrën e vajzës së saj që erdhi në jetë 1 muaj më parë. Kylie Jenner postoi një video të vogëlushes Stormi në ‘InstaStory’ dhe e shoqëroi me mbishkrimin “vajza ime e bukur”. Disa javë më parë Kylie shpërndau me ndjekësit e saj disa fotografi të vajzës dhe tha se Stormi ngjante shumë me të kur kishte qenë e vogël.Familja Kardashian-Jenner mesa duket ka vendosur që fytyrat e fëmijëve të tyre t’i zbulojë disa muaj pas lindjes, sepse njëlloj si Kylie të njëjtën gjë bëri dhe Kim Kardashian disa ditë më parë. Ajo postoi fotografinë e vajzës së saj Chicago rreth një muaj pas lindjes nga nëna surrogate. 

Image

 

(Kosova Sot)

19 orë e 46 minuta më parë
21/09/18