Besoj te martesa!

  • 16 March 2018 - 20:17
Besoj te martesa!

Jennifer Lopez, 48 vjeçe, ka thënë se beson te martesa, pasi është pyetur rreth mundësisë që të bëhet grua e Alex Rodriguez-it

Sipas gjitha gjasave, Jennifer Lopez duket se është çmendurisht e dashuruar me ikonën e bejsbollit, Alex Rodriguez. Por, aktorja 48 vjeçe e filmit "Shades Of Blue" duket se është paksa hezituese rreth martesës së re. Bërësja e hitit "Amor Amor Amor" ka deklaruar për numrin e prillit të revistës "Harper's Bazaar" se, përkundër faktit që 'beson në martesë', për momentin nuk dëshiron t'i sforcojë gjërat. Deri më tani, J Lo ka qenë tri herë e martuar: me Ojani Noa midis viteve 1997 - 1998; me Cris Judd, midis viteve 2001 - 2003; dhe me Marc Anthony, midis viteve 2004 - 2014. Ndoshta, në rastin e saj, e katërta është e vërteta. Hiç si dihet! 

(Kosova Sot)