Tendenca më e fundit e atleteve, ja kush është këngëtarja që ka përqafuar e para këtë trend (Foto)

  • 24 March 2018 - 16:31
Tendenca më e fundit e atleteve, ja kush është këngëtarja që ka përqafuar e para këtë trend (Foto)

Moda evolon dhe në çdo sezon del një tendencë e re e cila përqafohet nga shumica e atyre që janë ndjekës të rregullt të modës dhe trendeve të fundit.

Në pasarelat e modës janë parë modele që kanë ekspozuar një model të ri atletesh të markës Louis Vuitton të cilat nuk janë aspak të zakonshme për shkak të volumit që kanë në linjën e tyre të dizajnit.

Image

 

Ende nuk kanë hyrë në përdorim masiv, por asaj nuk mund t’i shpëtojë një risi e tillë duke qenë se është gjithë kohës e informuar për tendencat më të fundit të modës.Bëhet fjalë për këngëtaren 

Image

 

Jonida Maliqi, e cila ka qenë e para në Shqipëri që ka veshur një palë Louis Vuitton Sneaker dhe duket mrekullisht bukur.Të kombinuara me fund apo me kostum sportive Jonida ja ka dalë edhe një herë të kthehet në ispirim për të gjithë ata që dashurojnë të bukurën dhe stilin e saj.

Image

 

(Kosova Sot)