Dokumentari i ri tregon anën më të errët të jetës së Whitney Houston

  • 19 May 2018 - 16:04
Dokumentari i ri tregon anën më të errët të jetës së Whitney Houston

Dokumentari më i ri 30 minutësh, që u dha premierë në Festivalin  e  Filmit, në Kanë, rrëfen sekretet më të tmerrshme nga jeta e këngëtares, si përdorimi i drogës që nga ditëlindja e saj e  16-të dhe problemet me vajzën e saj të vetme.

Kur Whitney u bë e famshme në të  20-tat e saj, nuk ishte vetëm  talenti dhe aftësitë e mira të modelimit, ishte sepse Whitney të jepte përshtypjen e një vajze shumë të embël dhe të butë, që ‘prapa skenës’, në fakt ishte krejt realitet tjeter, transmeton Kosova Sot.

Image

 

1. Ajo ishte sulmuar seksualisht nga një e afërme e saj, femër

Dokumentari, i cili u shfaq më 16 maj në Festivalin e Filmit në Kanë, ka nxitur reagime të shumta  sepse vëllai i saj, Gary Garland-Houston dhe ndihmësi i saj, Mary Jones,  që dy pohojnë se Houston ishte seksualisht e ngacmuar si fëmijë nga kushërira e saj, këngëtarja Dee Dee Warwick.

(Garland-Houston shton se edhe  motra e yllit të R & B Dionne Warwick e ka sulmuar gjithashtu atë.)  Sipas filmit, incidentet e supozuara ndodhën kur nëna e saj, Cissy Houston, shkoi në turne dhe i la fëmijët me ato të dyja.

2. Truproja i shkatërroi martesën

Kur Houston dhe Brown u takuan në Soul Train Music Awards në vitin 1989, ata ishin po aq të lidhur edhe shoqërisht.  Por , filmit i saj i  vitit 1992, The Bodyguard filloi ta bënte edhe më të famshme dhe të përkeqësonte raportet.

Miqtë dhe familja thonë se Brown  e kishte  të vështirë pranimin e suksesit stratosferik të Hjustonit dhe kjo gjë e çoi  atë drejt tradhëtisë dhe largimit nga këngëtarja. Ndërkohë, Houston, u përpoq shumë për t'i pëlqyer atij.  Ajo madje ndryshoi emrin e kompanisë së saj nga Whitney Houston Productions në Brownhouse Productions.

Image

 

3. Përdorimi i saj i drogës ishte edhe i madh se sa dukej

Vëllai tjetër i Houston, Michael, i cili kishte punuar si menaxher i turneut të saj, tregon  se ai e ka njoftuar me drogën kur  këngëtarja ishte vetëm 16 vjeç.  Ata shpesh ishin mbledhur, duke I provuar të gjitha llojet e drogave, nga marihuana në kokainë.

4. Vajza e saj, Bobbi Kristina, e kritikoi thellësisht

Vajza e  saj e vetme Bobbi Kristina Houston, duket se kishte qenë shumë e shqetësuar nga pakujdesia e nënës së saj dhe  e dëshpëruar se nuk po mund të arrinte aq sa nëna e saj.  Bobbi vdiq në vitin 2015, 3 vite pas vdekjes së nënës së saj.

Image

 

(Kosova Sot)