E përfshirë në fatkeqësi komunikacioni

  • 20 May 2018 - 10:00
E përfshirë në fatkeqësi komunikacioni

Kendall Jenner kishte anashkaluar tepihun e kuq në ngjarjen e Naomi Campbell-it. Është raportuar se bukuroshja Kendall Jenner ishte përfshirë në një fatkeqësi komunikacioni gjatë ngjarjes "Cannes Film Festival", më saktësisht të dielën. Sipas "Page Six", modelja ishte duke vozitur, kur kishte ndodhur ngjarja - derisa kjo e kishte shtyrë të anashkalonte tepihun e kuq për veshjen e përvitshme të Naomi Campbell-it, të quajtur "Fashion for Relief". Ylli nga emisioni "Keeping Up With The Kardashian", 22 vjeçe, u tha se nuk ishte lënduar në këtë ngjarje e më pas kishte shkuar te grimeri për ngjarjen e madhe. Ishte dashur që Kendall të ecte në tepihun e kuq përkrah yjeve të tjera, si Bella Hadid, Natalia Vodianova dhe Winnie Harlow - por, nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Duke e kompensuar kohën e humbur, Kendall ishte e shpejtë për të pozuar si uragan brenda ngjarjes. 

 

(Kosova Sot)