Pse nuk martohet Çiljeta? Këngëtarja tregon çfarë e pengon

  • 22 May 2018 - 12:20
Pse nuk martohet Çiljeta? Këngëtarja tregon çfarë e pengon

E ftuara e radhës ‘Në kurthin e Piter Pan’ ishte këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Në këtë emision Çiljetën e shoqëronte dhe personi më i rëndësishëm në jetën e saj, i vogli Fernando. Ndër pyetjet më interesante për Çiljetën ishte, se pse ajo nuk është martuar ende. “Nuk më lejon djali. Sa herë ikën nga shtëpia më merr me video dhe më pyet me kë jam”, – ka thënë ajo.

E duke qenë se Fernando ishte atje vetë i pranishëm, nuk mund të mungonte një pyetje nëse ai dëshiron një motër apo vëlla. Ashtu si të gjithë fëmijët, Fernando u përgjigj se do një vëlla të vogël. Por mesa duket kjo gjë nuk është ende në planet e mami Çiljetës, sepse si pjesa më e madhe e prindërve ajo u përgjigj: “Kismet. Duke parë e duke bërë, pse jo? Gjërat janë shkruar nga Zoti. Unë e kam një mrekulli, por nëse Zoti do më bekojë me mrekulli të tjera, pse jo?”.

Më tej Çiljeta ka thënë se ajo ka arritur t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ka pasur në jetë, megjithatë ëndrra më e madhe që ka bërë realitet është që ka bërë një djalë me shumë dashuri. 

(Kosova Sot)