Nuk shkon në palestër

  • 23 May 2018 - 08:32
Nuk shkon në palestër

Rosie HuntingtonWhiteley zbulon sekretin që qëndron prapa linjave të saj, pas lindjes së fëmijës Ajo lindi fëmijën e saj të parë në muajin qershor të vitit të kaluar. Rosie HuntingtonWhiteley ka zbuluar sekretin e saj për figurën e mahnitshme pas shtatzënisë, në një intervistë me "Harper's Bazaar Australia". Bukuroshja bionde thotë se kishte përcjellë këshillën e supermodeles Elle Macpherson 'që të mos ngutet' të kthehet në formë. 'Mendoj se e kam ndjerë presionin. Nuk jam një nga ato për dieta ekstreme, kështu që nuk jam ngutur dhe kam nisur të ndihem më rehat', thotë ajo për revistën. Rosie thotë se ushtron 4-5 herë në javë, duke vallëzuar. 'Më pëlqen fakti që nuk shkoj në palestër, të kem një trajner personal dhe të më thotë si të vrapoj në makinë".

(Kosova Sot)