INTERVISTË ME KËNGËTAREN VIOLETA KAJTAZI:'Të dua... është fjalë që unë e ndiej edhe kur e them, edhe kur ma thotë dikush'

  • 27 May 2018 - 08:59
INTERVISTË ME KËNGËTAREN VIOLETA KAJTAZI:'Të dua... është fjalë që unë e ndiej edhe kur e them, edhe kur ma thotë dikush'

E lindur në Pejë, Violeta Kajtazi është ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore. Pas shumë viteve në skenë, ajo në vitin 2008 publikoi albumin e saj të parë "Princeshat shqiptare", i cili u mirëprit nga publiku. Për të vazhduar më pas më shumë këngë solo e bashkëpunime të suksesshme, përmendim këtu: "E di", "Jam me ty, s'jam me ty","Prite", bashkëpunimin me kolegen dhe mikeshën e saj Vjollca Buçaj "Këndojmë për gra", pastaj bashkëpunimin me Mahmut Feratin "Djalë mos ma zinë priten", e shumë këngë të tjera, që Violetën e bëjnë shumë të dashur nga publiku. Në një intervistë për "Kosova Sot", ajo shpalos shumë gjëra, të cilat mund t'i lexoni në vazhdim.

Image

"Kosova Sot":Rikthehemi në kohë, si ishin hapat e parë të Violetës në muzikën popullore? 

Violeta Kajtazi:Për herë të parë u paraqita para publikut për ditën e shkollës, kur isha nëntëvjeçare, pastaj në atë moshë isha edhe anëtare e Ansamblit Autokton "Rugova"...,më pas isha edhe anëtare e SHKA "Ramiz Sadiku" në Pejë, dhe kështu duke vazhduar si soliste deri sot!

"Kosova Sot":Cilat janë tri këngët e tua, që kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe?

Violeta Kajtazi:Këngët e mia, që vazhdojnë akoma t'm'i kërkojnë publiku janë: "Sonila" , "Coco mori coco" dhe kënga "Xhan".

"Kosova Sot":Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen e Violetës, kur udhëton?

Violeta Kajtazi: Pizhamet,brusha e dhëmbëve dhe një boks cigare.

"Kosova Sot":Qyteti, apo vendi ku ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë?

Violeta Kajtazi: Patjetër që Peja, vendlindja ime e dashur.

"Kosova Sot": Për ty,kush është mbretëresha e muzikës shqipe?

Violeta Kajtazi: Nexhmije Pagrausha

"Kosova Sot": Sa ke miqësi me kolege, dhe cilat për ty janë mikeshat e vërteta?

Violeta Kajtazi: Kam miqësi shumë të afërta me kolege, një mikeshë e vërtetë është ajo me të cilën flas lirshëm edhe kur jam mirë, edhe kur jam keq. E, ato me të cilat flas çdo gjë janë:Lori,Vjollca Buqaj, Lendita Mjekiqi. Por kam shumë miqësi të mirë edhe me Vjollca Haxhiun e Ganimete Abazin.

"Kosova Sot":Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t'i lansosh gjatë muajve në vijim?

Violeta Kajtazi: Është gati në përfundim kënga ime e re, e realizuar nga Miti Geci, e cila do të shoqërohet edhe me videoklip.

"Kosova Sot":Për fund, kujt i thotë Violeta:Të dua?

Violeta Kajtazi:Të dua... është fjalë që unë e ndiej edhe kur e them, edhe kur ma thotë dikush. Për fund: Jo të dua, por ju dua të gjithëve që më përkrahni.

Intervistoi:Armend Preteni

 

(Kosova Sot)