Asnjë ndërhyrje plastike

  • 17 June 2018 - 09:56
Asnjë ndërhyrje plastike

Elle Macpherson tregon sekretin për një lëkurë të përtërirë. Ajo kishte marrë nofkën 'Trupi' në kohën e saj më të mirë, falë linjave vrasëse që i kishte shfaqur nëpër pistat e modës. Por Elle MacPherson, tashmë 54 vjeçe, ka zbuluar se i vjen mirë që nuk e ka trupin e të njëzetave të saj, si fakt i dy djemve të saj të 'mahnitshëm'. Duke folur te "This Morning", supermodelja e ka pranuar se ajo kurrë nuk është shqetësuar nga plakja dhe është krenare se i ka përjetuar dhe ka kaluar nëpër 'shtigjet e mahnitshme të modës dhe fitnesit. Bukuroshja nga Australia u shfaq te shfaqja "ITV" për të diskutuar rreth sekreteve të saj për një dukje të re - pa ndërhyrje plastike.

Ajo shpjegon: 'Jo gjithmonë jam kujdesur për lëkurën time. Kam kaluar shumë kohë në diell në të gjashtëdhjetat. Por kurrë nuk kam pasur ndërhyrje plastike, jo se paragjykoj - por kjo ishte zgjedhja ime'.

(Kosova Sot)