Nëse jo Beyonce, kush? (Foto/ Video)

  • 18 June 2018 - 12:24
Nëse jo Beyonce, kush? (Foto/ Video)

Arti muzikor i Beyonce çdo herë është në tjetër nivel. Këtë e dëshmoi edhe me këngën më të re "Ape**t” që ishte edhe një surprizë për adhuruesit.

Beyonce çdo herë është njohur për mbështetjen dhe fuqizimin ndaj personave me ngjyrë që gjatë tërë historisë njerëzore kanë qenë të shtypur e të keqtrajtuar.

Si e kundërshtojnë Beyonce dhe Jay Z traditën e Artit Perëndimor në  videon “Apeshit”? 

Në videon e fundit të publikuar dje nga Beyonce dhe Jay Z, kënga e parë e vizualizuar nga albumi i përbashkët “Everything Is Love”, çifti rradhitet  në Louvër të Parisit, duke marrë qendrën e një pallati të kulturës së lartë, që si shumica e muzeve të artit të Pernëdimit, historikisht bënë shumë pak hapsirë për personat e bardhë.

Image

Beyonce dhe Jay Z  këndojnë përballë një sfinksi egjiptian dhe në galeritë e mbushura kryesisht me piktura neoklasike franceze, artistë të bardhë, subjekte të bardha, aparati  fokuson fytyrat e zeza, transmeton Kosova Sot.

Image

Beyonce dhe Jay Z  vendosën të ndërhynin me të zezën, në një hapsirë që kurrë nuk i ka dhënë shumë vlerë asaj ngjyre. Ata shpesh filmojnë vetën duke lëvizur në  kundërshtim me heshtjen e ngrirë të  pikturave nga Jacques-Louis David, një artist francez neoklasik.

Ky është vetëm një ‘vazhdim’ i albumit “Lemonade”, që veçanërisht për persanat me ngjyrë bëri një revolucion dhe pritet të jetë suksesi i rradhës i çiftit.

(Kosova Sot)

 

Image