“Kjo nuk ishte e rastësishme”, familja e reperit XXXTentacion beson se ai është vrarë qëllimisht
Reperi XXXTentacion u qëllua për vdekje ditën e hënë, në moshën 20 vjeçare, teksa po dilte nga një dyqan i shitjes së pjesëve për motor.
Autoritetet pretendojnë se ai ishte viktimë e një vjedhjeje, që kishtë shkuar keq duke përfunduar pastaj në tragjedi, por familja e tij beson se ai u vra qëllimisht.
“Kjo nuk është rastësi”, kishte thënë njëri nga burimet e afërta familjare, përcjellë Kosova Sot.
Policët aktualisht janë në kërkim të dy personave afro-amerikanë, që kishin qenë shumë pranë vendit të ngjarjes kur krimi kishte ndodhur.
Në makinën e viktimës, pak para vdekjes ishte vjedhur edhe një çantë Louis Vuitton, por, familja e reperit nuk po e blenë teorinë e policisë, sipas një raporti të ri.
Vdekja e Jahseh Dwayne Onfrey i njohur si XXXTentacion,ishte tronditëse për të gjithë ndërkohë që rrethanat dhe mënyra se si ka vdekur po cilësohen si tejet të dyshimta.
(Kosova Sot)