Ooo, s'ia lë venin imagjinatës, jo!

  • 22 June 2018 - 08:16
Ooo, s'ia lë venin imagjinatës, jo!

Duket se Dua Lipa e kishte tepër vapë derisa ecte rrugëve të Nju Jorkut. Ai, neve na mbuluan djersët vetëm duke e shikuar, se lëre më të ishim afër saj Dua Lipa është parë me të dashurin e saj, Isaac Carew, pasi që ky i fundit demantoi zërat se e kishte mashtruar Lipën. Dhe, kjo e fundit dukej për mrekulli e shoqëruar nga i dashuri i saj model, derisa ecte rrugëve të Nju Jorkut të mërkurën, për të marrë pjesë në një eveniment të cilin revista 'V' e kishte organizuar për të, për nder të faktit që ajo paraqitet në ballinën e kësaj reviste. Me këtë rast, çuditemi sesi i dashuri e kishte lejuar Duan që të vishej, apo më mirë të themi, të zhvishej deri në atë masë, sa që të kallte të gjithë meshkujt që kishin fatin ta shihnin. Apo, nuk e ka pyetur fare nga i ka dajat?! 

 

 

(Kosova Sot)