E bukur, si 'bletë'

  • 25 June 2018 - 08:31
E bukur, si 'bletë'

Kendall Jenner, me foto para pasqyrës. Kendall Jenner zakonisht faqet e rrjeteve shoqërore i mban të freskëta me fotot e saj, e kësaj radhe ka publikuar edhe ato të ballinave për revistat "Vogue" dhe "Elle". Por, herë pas here, bukuroshja 22 vjeçe, modelja për "Calvin Klein", kësaj radhe ka hedhur një foto në kostume të larjes. Ylli nga "Keeping Up With The Kardashians" kështu kishte vepruar këtë të shtunë, derisa kishte pozuar për dy foto të postuara te "Instagram Stories", duke treguar figurën e saj në një palë kostume të verdha. Kështu, fotoja e saj ishte në qendër të vëmendjes, foto që e kishte bërë vetë para pasqyrës. E dashura e Ben Simmons ishte kaq e bukur, derisa së fundmi ka lansuar linjën e kostumeve të larjes, të quajtura "Kendall Kylie Swim". 

 

 

(Kosova Sot)