Emina Cunmulaj me fjalë të veçanta për ditëlindjen e bashkëshortit (Foto)

  • 22 July 2018 - 19:52
Emina Cunmulaj me fjalë të veçanta për ditëlindjen e bashkëshortit (Foto)

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, çdo herë e shprehë dashurinë që e ka për bashkëshortin dhe vajzat e saj, veçanërisht në ditë speciale  për të.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Emina i ka uruar bashkëshortit ditëlindjen, duke zgjedhur fjalët më të ndjera për të:

“ Dhe pastaj ti hyre në jetën time, kur gjithçka dukej aq e shurdhër dhe jashtë vendit. Je ti, pjesa e fundit e enigmës që më mungonte për të filluar pjesën më të bukur të jetës….”, ishin disa nga fjalët emocionuese të Eminës, dedikuar bashkëshortit.

Bukuroshja shqiptare vetëm pak muaj pas lindjes së vajzës së dytë Mia Soraya, ka rikthyer linjat trupore dhe është në formën e saj më të mirë.

(Kosova Sot)

 

Twinning ????

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on