Edhe e bukur, edhe biznesmene

  • 20 August 2018 - 08:20
Edhe e bukur, edhe biznesmene
Edhe... edhe... Elle! Kur bukuroshja lanson kompaninë në Nju- Jork Supermodelja 54- vjeçare Elle Macpherson, e njohur dhe e dashur në tërë botën, si duket ka filluar që të bëhet e vetëdijshme se tani i ka bërë 'do vjet' dhe se bukuria e saj nuk do të zgjatë përjetë, përkundër faktit që ende djeg e përzhitë me pamjen e saj. Apo, ndoshta ajo dëshironte të na e bënte të ditur se, përpos që është e bukur, di të jetë edhe e zonja në biznes, me rastin e lansimit të kompanisë së saj të bukurisë, "WelleCo", në SoHo të Nju- Jorkut. Ajo me këtë rast bëri me dije se ka plane të mëdha, për t'u shtrirë në tërë SHBA-në. Edhe ne kemi plane bukur të mëdha për të. Shpresojmë që të mos na mbesin të parealizuara. 

(Kosova Sot)