Festivali i filmit do ta nderojë aktoren Blanchett (Foto)
Cate Blanchett do ta pranojë çmimin e 'British Film Institute Fellowship' në një ceremoni në Londër, kur do të prezantojë filmat e saj të rinj.
Java e festivalit të filmit në Londër në tetor duket se do të jetë një javë e zënë dhe e rëndësishme për aktoren Cate Blanchett, transmeton Kosova Sot Online.
Aktorja australiane do t'i prezantojë dy filmat e saj më të rinj, 'Truth' dhe 'Carol', si dhe do ta pranojë njërin ndër nderet më të larta britanike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 17 tetor.
Të enjten u bë e ditur se aktorja fituese e çmimit 'Oscar' do të jetë pranuese e çmimit 'British Film Institute Fellowship'. "Ky çmim u jepet individëve si pranim për kontributin e jashtëzakonshëm për film ose televizion", thuhet në një deklaratë zyrtare.
(Kosova Sot)