KUR MA KTHEVE SHPINËN

  • 19 September 2018 - 08:24
KUR MA KTHEVE SHPINËN
Scarlett Johansson ekspozon tatuazhin e madh në shpinë S carlet Johansson kishte pushtuar tepihun e kuq te "Emmy Awards" të hënën mbrëma. Bukuroshja, që ishte aty për të përkrahur njeriun e saj Colin Jost, pasi ai ishte bashkë-nikoqir i mbrëmjes - të gjithë sytë ishin drejtuar kah fustani i saj i bardhë. Por, ylli nga filmi 'Avengers' ktheu shpinën dhe zbuloi një tatuazh masiv në shpinën e saj. Aty ishin disa trëndafila me një qengj të vogël nga anash. Kjo nuk është diçka e re, sepse të njëjtin tatuazh e kishte prezantuar edhe te "Met Gala" në Nju- Jork. Ajo nuk kishte tentuar fare ta fshihte tatuazhin , megjithëse ajo ka edhe disa të tjerë, dy rreth në kyç, perëndimin e diellit në dorë dhe byzylykun në kyçin e dorës.
 
Image
Image
Image
(Kosova Sot)