Vjollca Buqaj përmes vargjeve shkruan me mall 'Një kujtim për Nënën' (Foto)
Nëna simboli i sakrificës, dashunisë e vyrtytit, ajo që për fëmijët e saj shkrin çdo gjë vetëm që ata të jenë të lumtur, ajo që më dashurinë e saj na i than edhe lotët, ajo që emri i së cilës nuk pushon së thirruri deri në momentin kur dhe ne i mbyllim sytë.
Nëna emër që mbetet në piadestal, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një poezie, të postuar në profilin e saj në Facebook, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Vjollca Buqaj, ka përkujtuar të ëmën me fjalët më të ngrohëta, që burojnë nga dhimbja dhe dashunia:
Një kujtim për nanën, 21 shtator
Kur mungon Nana...nuk është e lehtë
Ike herët
E dot su ç'malla
Vite, Nënë..u bënë shumë vite
prej herës së fundit që t'kam dëgjuar zërin
e parë fytyrën
Fotografitë nuk flasin,
e unë çdo ditë e më shumë
kam nevojë për fjalët e tua.
Ato nuk këshillojnë, nuk përqafojnë..
herë më duket se ka ndodhë dje,
aq të freskët e kam dhimbjen,
e herë të tjera më duket se kanë kaluar shekuj
kaq të madh e kam mallin
Më ike ti nënë,
dhe tashti më vjen ndonjëherë në ëndrra
e unë pa ty këndoj një këngë që dikur t'a kushtova
E këndoj në trishtim...
Por kujtimet janë ato që gjithmonë mbesin
e më ngushëllojnë shpirtin.
E lumtur që të pata , edhe pse jo gjatë ..
Ti le mirësi e kujtime të bukura
me të cilat unë ngroh shpirtin
çdo shtator kur vjen vjeshta.
(Kosova Sot)