VETËM NË XHAKETË

  • 24 September 2018 - 14:19
VETËM NË XHAKETË
Emily Ratajkowski xhaketën e kombinon me pantallona të shkurtë dhe çizme me lëkurë gjarpri Ajo është aktore dhe modele, e cila s'e ka problem kur bëhet fjalë për theksimin e linjave të saj trupore nëpër rrjetet shoqërore për 18.7 milion ndjekësit e saj. Kështu, Emily Ratajkowski nuk i kishte lënë gjë imagjinatës derisa kishte marrë pjesë te "Milan Fashion Week" në Itali. Modelja e bukur 27 vjeçe, kishte dalë pa sytjena teksa kishte treguar figurën e saj bombastike në një xhaketë dhe një palë pantallona të shkurtë. Për aksesorë dukjen e kishte bazuar në një palë çizme të bardha gjarpri, një çantë të kaltër po ashtu gjarpri, një palë vathë të artë dhe një palë syze të zeza. Ylli nga "Gone Girl" e di si të theksojë linjat e saj derisa rrugën e kishte përdorur si një pistë personale.

(Kosova Sot)