Përsëri në pistë

  • 25 September 2018 - 08:03
Përsëri në pistë
Kendall Jenner shkëlqen në Milano, pasi ka anashkaluar krejt Javën e Modës në Nju- Jork
Ajo është kthyer në pistë pasi kishte anashkaluar të gjitha shfaqjet gjatë ngjarjes "New York Fashion Week". Kështu, Kendall Jenner e ka dëshmuar se ende është një nga modelet më të mira në këtë punë, derisa u shfaq në pistë për "Missoni's Spring Summer 2019", prezantim ky që kishte bërë gjatë "Milan Fashion Week". Me secilën milimetër dukej si një supermodele, ajo ishte bashkuar edhe modeleve tjera, si Gigi dhe Bella Hadid, e bukuroshja 22 vjeçe ishte përkujdesur që të gjithë sytë të drejtohen kah ajo. Ylli nga "Keeping Up With The Kardashian's: u duk sensacionale në veshjen e saj, e dukjen e kishte përfunduar me flokun e errët me shkëlqim.

(Kosova Sot)