Emina Çunmulaj përballet me ngjarjen e pakëndshme në vendlindje

  • 25 September 2018 - 11:09
Emina Çunmulaj përballet me ngjarjen e pakëndshme në vendlindje

Këto javë modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka vendosur t’i kalojë në vendin e saj. Së bashku me familjen, Emina është rikthyer për një vizitë në vendlindje në Mal të Zi. Emina e ka shijuar shumë këtë rikthim, por i është dashur që të përballet me një ngjarje aspak të këndshme. Prej disa orësh i është dashur të qëndrojë në errësirë totale për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Për të kjo nuk është diçka e zakonshme, duke qenë se prej vitesh ajo jeton në Amerikë dhe në një vend të zhvilluar as që nuk mendohet të ndodhë diçka e tillë. Pavarësisht se ngjarjen është munduar ta kalojë pozitivisht, Emina ka treguar se e ka pasur të pamundur të flejë nga frika gjatë natës.

 

Modelja do të vazhdojë më tej me vizitat e saj në trojet shqiptare dhe shpresojmë që të mos i duhet të përballet më me të tilla ngjarje. 

(Kosova Sot)