Zemër për zemër
Ato janë modele ndërkombëtare shumë të suksesshme. Por, tashmë motrat Jessica dhe Ashley Hart, kanë bashkuar forcat me bukuritë e tyre, duke e përdorur edhe famën e tyre për një kauzë të mirë, transmeton Kosova Sot Online.
Motrat bionde janë bashkuar për t’u paraqitur në ballinën e revistës “Cleo”, që do të publikohet në muajin shtator, për të promovuar ngjarjen bamirëse kundër kancerit me titull “Pink Hope Australia’s Bright Pink Lipstick Day”.
Duke rrezatuar me buzëqeshjen e tyre të bardhë, motrat duken më të afërta se kurrë më parë, të veshura me bluzë të ngjashme.
Duart e tyre të lidhura me njëra-tjetrën, plot me bizhuteri prej ari, sytë e tyre të gjelbër po shkëlqenin, derisa ato po pozonin faqe për faqe.
(Kosova Sot)