Vesa s'merret veç me dasmë, ja çfarë po përgatit tani (Foto)

  • 02 September 2015 - 13:34
Vesa s'merret veç me dasmë, ja çfarë po përgatit tani (Foto)

Ajo është shumë pranë ceremonisë së kurorëzimit, por Vesa Luma nuk e ka ndërmend të ndalet.

Këngëtarja duket se ka bërë të gjitha përgatitjet për dasmën e saj me reperin Big Basta.

Megjithatë, ajo nuk lë anash as angazhimet tjera profesionale, transmeton Kosova Sot Online.

Këngëtarja së fundmi ka postuar një foto në rrjetin social “Snapchat”, ku shihet teksa po bën përgatitjet për reklamën e re të operatorit telefonik Vala.

Në foto, Luma shihet me një fustan të bardhë, i cili ka një dekolte të hapur.

Ndryshe, Vesa dhe i fejuari i saj Big Basta do t’i japin fund beqarisë së tyre më 12 shtator. (Kosova Sot)

Image