Bukuroshet

  • 18 October 2018 - 08:35
Bukuroshet
Jasmine Tookes dhe Elsa Hosk shfaqin hijeshinë e tyre Ato janë dy nga top- modelet më të mira në botë. E, këtë të martë në qytetin e Nju- Jorkut, modelet Jasmine Tookes dhe Elsa Hosk figurën e tyre trupore të famshme e kanë sjellë te "Mowt & Chandon" dhe "Virgil Abloh's New Bottle Collaboration Launch". Bukuroshet e "Victoria's Secret Angels", secila ka theksuar këmbët e tyre të gjata në veshjet ekspozuese. Jasmine, 27 vjeçe, kishte veshur një kostum të zbehtë me ngjyrë pink me mëngë të gjata. Veshja kishte një fustan të tejdukshëm. Disa centimetra shtesë linjave u kishte shtuar me takat e zeza. Dukjen e kishte kompletuar me 'eyeliner' me ngjyrë të zezë dhe buzëkuq pa shkëlqim, derisa në veshë kishte një palë vathë të artë.

(Kosova Sot)