Po merr mësysh (Foto)
Ajo është bërë e njohur për zgjedhjet e saj të pazakonta të stilit.
Edhe kësaj radhe, Rita Ora, solli qëndrimin e saj të guximshëm dhe të pandalshëm për veshjet derisa ishte nisur drejt promovimit të linjës më të re të Adidas-it në Londër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ylli 24-vjeçar dukej shumë e relaksuar derisa zbriti nga një taksi, duke qeshur me veten dhe dëgjuar muzikë me kufjet e saj.
Gjyqtarja e ‘X Factor-it’ për këtë ngjarje, kishte veshur pikërisht veshje sportive Adidas. (Kosova Sot)