Dëshira për vitin që po vjen

  • 19 November 2018 - 08:27
Dëshira për vitin që po vjen

Elyse Knowles dëshiron që suksesin e saj ta zgjerojë përtej oqeanit

Fuqia e saj prej një ylli sa vjen e rritet, pasi që kjo bukuroshe për më shumë s enjë dekadë ka modeluar si dhe ka fituar te "The Block", në vitin 2017. E kështu, modelja e bukur, Elyse Knowles, është shumë e përkushtuar që të mos pushojë aspak, përkundër faktit se i jepen shumë çmime e shpërblime. Duke folur për edicionin e të hënës te "The Daily Telegraph", biondina bombastike ka zbuluar se ka qasjen e saj në bërjen e emrit të madh të saj në skenën ndërkombëtare. Elyse, e cila njihet për modelimin te "Myer", "Seafolly' dhe "Bras n Things", e ka pranuar se në vitin 2019 ajo po shpreson që të zgjerojë suksesin e saj edhe përtej oqeanit. 'Për mua ka të bëjë me zgjerimin e skeptrit dhe përfundimisht punën në tregjet tjera përtej oqeanit' ka thënë Elyse. 'Të punoj ndërkombëtarisht për mua është diçka që duhet bërë, është një 'tik' në listën time.

Image

 

(Kosova Sot)