VIP-at nga Kosova e Shqipëria, flasin për ndeshjen Shqipëri-Serbi (Foto)

  • 07 October 2015 - 11:08
VIP-at nga Kosova e Shqipëria, flasin për ndeshjen Shqipëri-Serbi (Foto)

Pak kohë na ndajnë nga momenti i shumëpritur. Të gjithë flasin, komentojnë dhe prognozojnë për atë se çka do të ndodhë të enjtën mbrëma në Elbasan Arena. Sa më shumë që ofrohet momenti i përballjes Shqipëri-Serbi, aq më të mëdha janë emocionet e tifozëve shqiptarë që kaq shumë e duan kombëtaren e tyre.

Pa dyshim se të njejtat momente po i kalon edhe gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu. Ai, tregoi se tashmë ka blerë biletën për të parë një ndeshje historike që do zhvillohet këtë të enjtë. Autori i emisionit “Opinion” në televizionin Klan, Blendi nuk preferon të jap prognozë. “Rezultatin nuk di sinqerisht ta percaktoj. Padyshim të tregojmë kulturë europiane ngase e gjithë vemendja është e përqendruar te kjo ndeshje futbolli”, ka thënë Fevziu.

blendi1


Ish Prezantuesja e Super Sport Kosova, si një tifoze dhe adhuruese e flaktë e Kombëtares e cila i ka përcjell dhe prezantuar ndeshjet e saj thotë se lojën Shqipëri-Serbi, do ta shikoj në njërin nga kafiterive të Prishtinës. Përcjellja e kësaj ndeshje, sikur edhe të tjerat, do të ngjall emocione të mëdha për Arbnora Ademaj. Parashikimet e saj për rezultatin flasin për një optimizëm që ka ish Miss Kosova. ”Kësaj radhe Serbia do të pësoj debakël jo nga droni i ngritur por nga golat e shënuara prej futbollistëve tanë. Rezultati do të jetë 3:0 në favor të Kombëtares shqiptare”, thotë Arbnora Ademaj.

nora

Ndeshja është afruar, por Nikollë Nikprelaj ende nuk e ka në dorë biletën e premtuar. I pyetur nga Magazina.al se ku do ta përcjell këtë ndeshje, këngëtari nga Mali i Zi, ende nuk e ka definitive përgjigjen. “Unë po pres bileten e premtuar keshtu që shpresoj të jem në stadium ku pres një rezultat prej 2:0 për Shqiperinë”, tha Nikollë Nikprelaj.

niku

 

Këngëtarja Dafina Dauti ndeshjen futbollistike do ta përcjell bashkë me mikeshën e saj Arbnora Ademaj. Ajo thotë se s’do përmbahet fare dhe do bërtas për golat që do t’i shenoj kombëtarja. E bindur në fitoren e kuqezinjëve, Dafina thotë se asaj do t’i gëzohen 7 milionë shqiptarë. Prognoza e Dafinës për këtë ndeshje është 2 : 0 për Shqipërinë. Lum kombëtarja që e ka një tifoze si Dafina!

dafi

Kompozitori shqiptar, Shpetim Saraqi, ka vendosur që lojën e shumëpritur ta ndjek larg nga stadiumi. Ai tha për Magazina.al se me shokët e tij, ndeshjen do ta shoh nga një lokal në Tiranë i bindur në fitoren e Shqipërisë. “Rezultati shpresoj 2 – 1 për kombëtaren tonë”, tha Saraqi.

shpetimi

Të njëjtin rezultat me të Saraqit, e jep edhe aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna i cili me shoqëri do ta prêt të enjtën këtë rezultat. “Pres që rezultati të jetë 2:1 për Shqipninë, InshAllah, se kem qef na për veti me fitu gjithmonë”, ka thënë Rafuna.

naseri

Humoristi i njohur kosovar, Shpetim Desku, ka vendos që lojën e shumëpritur ta ndjek nga shtëpia. Ka një arsye interesant për këtë. “Ndeshjen Shqipëri – Serbi do ta shof në shtëpi. Arsyeja pse në shtëpi është dua të bëjë gjëra p.sh të bërtas të emocionohem ndoshta edhe ta bëjë ndonjë sharje për Serbinë. Me një fjalë dua ta shijoj këtë emocion”, ka thënë Desku, për Magazina.al. I bindur në fitore, ai ka bërë plane që të festojë të enjtën. “Pas fitores së kombëtares do dal të festojë”, thotë Desku për Magazina.al. Po cka nëse Shqipëria humb? “Kam dy bileta të rezervuara për ne stadium por nuk kam guxim të shkoj se në rast të humbjes së kombetares tonë nga Serbija nuk e di si të kthehem ne shtepi”, thotë Desku i paluhatur se megjithatë Shqipëria do të fitojë. “Rezultati mendoj që do të jetë 2 me 0 ne favor të kombëtares tonë”, thotë Desku.

desku

I bindur në fitoren e kuqezinjëve është edhe aktori i Portokallisë, Gazmend Paja i cili të enjtën mbrëma kombëtaren e zemrës do ta ndjek nga shkallët e stadiumit Elbasan Arena. “Unë do të shhkojë në stadium, ashtu sic kam bërë kohët fundit për kombtaren tonë. Nuk jam fanatik futbolli, por kombetaren dua ta shikoj, ka thënë Paja. Pos tjerash, aktori I humorit, ka folur edhe për rezultatin. “Për sa i përket rezultatit: duhet dhe dua të fitoj Shqipëria. Kjo ndeshje ka marr përmasa përtej futbollit, ndaj dhe për momentin është më e vecantë se c’do ndeshje tjetër. Me e rendësishmja për ne është të kualifikohemi me dinjitet. Pavarësisht zhurmës për ne ka rëndësi rezultati”, ka thënë Paja.

pajoooo


Po Albana Osmani me kë do jetë të enjën mbrëma kur të gjithë janë të drejtuar kah Elbasani? “Ndeshjen do e shoh me familjen në një ambient të hapur. Me shumë sesa fitore në fushë them se është momenti të triumfojmë si qytetare europian! Ashtu sic mbrojtëm flamurin në fushën serbe ashtu duhet të mbrojmë dinjitetin dhe vlerat e atyre që ranë për atë flamur permes shembullit më të lartë të integritetit tonë si më të mirët Shqiptarë. Kjo do jetë brohoritja ime me e madhe sesa golat që do ju shënojmë! Se që do fitojmë dihet! ”, thotë e bindur prezantuesja simpatike, transmeton magazina.al.

E përbashkëta e të gjithë atyre që u intervistuan është se Shqipëria do fitojë dhe sjella e tifozëve të tregoj kulturë evropian. Shpresojmë që të dyjat të ndodhin të enjtën.

albana