Diva rikthehet në ekran me emisionin 'TETE A TETE ME ADELINEN'

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 22:00
Diva rikthehet në ekran me emisionin 'TETE A TETE ME ADELINEN'

Diven e muzikës shqipe Adelina Ismaili nga data 10 Tetor 2020, do të mund ta shikoni  çdo të shtunë në Kanalin 10, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"TETE A TETE ME ADELINEN" do të quhet emisioni më i ri në televizionet shqiptare, me prezantuesen profesionale të skenës, zonjën Adelina Ismaili.

Këtë mision të Adelines mund ta quajmë rikthim në botën e televizionit, pasi ajo qysh si fëmijë në vitet e 80', e pastaj në vitet  90' e 2000' ka drejtuar emisione të ndryshme.

"TETE A TETE ME ADELINEN" po vjen, andaj juve ju mbetet ta prisni datën 10 në kanalin 10.

Suksese Diva Adelina Ismaili.

Image


(Kosova Sot Online)