Gigi dhe Zayn s'mund t'i ndajnë sytë nga njëri-tjetri (Foto)
Dje u publikua lajmi se Gigi Hadid tashmë ka nisur një lidhje të re me ish-formerin e grupit ‘One Direction’, Zayn Malik.
Ndërsa, sot britanikja ‘Daily Mail’ ka publikuar një fotografi, ku çifti shihet për herë të parë së bashku.
Modelja 20-vjeçare e ‘Victoria’s Secret, dhe zemërthyesi 22-vjçar janë parë derisa po largoheshin nga shtëpia e këngëtarit Justin Bieber, i cili kishte organizuar një ndejë pas ceremonisë së ‘American Music Awards’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Gigi, e cila qëndron ulur në pjesën e përparme të veturës, është kthyer kah Zayn, i cili është ulur prapa.
Ata thjeshtë nuk mund t’i ndanin sytë nga njëri-tjetri.
(Kosova Sot)