Edona Llalloshi publikon baladën 'Sonte' (Video)

  • 29 November 2015 - 18:02
Edona Llalloshi publikon baladën 'Sonte' (Video)

Këngëtarja Edona Llalloshi ka publikuar këngën më të re, të titulluar ‘Sonte’.

Kënga është një baladë, të cilës këngëtarja i ka realizuar edhe videoklipin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tekstin dhe muzikën i ka bërë Ilir Berani, orkestrimin Ardian Kastrati, me vokal dhe miksim të Florent Boshnjakut, ndërsa për videoklipin është përkujdesur EMFCreativee.

Edona paraqitet mjaft bukur në klip, si një shtatzënë disamuajshe.

(Kosova Sot)