Kaq “hije” po i kanë veshjet kombëtare Linda Halimit

  • G.g /
  • 16 April 2022 - 10:45
Kaq “hije” po i kanë veshjet kombëtare Linda Halimit

Rrallë herë e kemi parë atë në veshje kombëtare.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, së fundmi është rikthyer në Tiranë. Ajo ndodhet në kryeqytetin shqiptar, pasi atje ajo është duke xhiruar klipin e këngës së saj më të re.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, duke treguar një pjesë nga xhirimet e klipit i cili duket se do të jetë vërtetë i veçantë.

Në videon muzikore të këngës së saj të re, Halimi ka vendosur të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare.

“Love me like” do të titullohet kënga e cila është në anglisht, por një pjesë e mdelodisë duket se ka të ndërthurura ritme tradicionale shqiptare.

“A jeni gati”, shkroi Linda në mbishkrimin e videos, duke bërë kështu të ditur se ky projekt muzikor do të publikohet shumë shpejt.

Linda përndryshe bëri bujë me deklaratat e saj në media vetëm pak javë më parë, ku në një intervistë në kanalin Top Channel tha se arsyeja pse ka stagnuar me karrierën e saj në Amerikë, është se i janë kërkuar favore të ndryshme në këmbim të karrierës nga producentët amerikanë.

(Kosova Sot Online)