Prej 1 viti shumë njerëz po e ngatërrojnë Alketa Vejsiun me këtë këngëtare

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 16:44
Prej 1 viti shumë njerëz po e ngatërrojnë Alketa Vejsiun me këtë këngëtare

Jemi mësuar ta shohim në skenë duke prezantuar, duke bërë monologje, por edhe duke kërcyer, por kurrsesi nuk e imagjinojmë dot Alketa Vejsiun duke kënduar turbofolk.

Por, ndryshe nga ne prej thuajse një viti shumë njerëz mendojnë që moderatorja e njohur është zëri pas hitit të suksesshëm të deejay Gimit "Kqyrni shoqe".

Në një postim në Instastory, Vejsiu ka sqaruar se u bë kohë që sa herë ndjekësit postojnë video me këngën në fjalë në vend t'i bëjnë tagg Alketës që e këndon, i bëjnë asaj.

“Po qeshim këtu me stafin sepse është një këngë e Dj Gimi që e këndon me një vajzë me emrin Alketa.

Të gjithë njerëzit më tagg-in prej një viti dhe mendojnë se unë këndoj këngë popullore. Kënga është shumë e bukur po unë nuk di ta dredh zërin kështu miq”- thotë ajo.

Ajo gjithashtu ka treguar në një tjetër postim cila është Alketa që ata kërkojnë. Nuk jam unë ajo Alketa”, shkruan moderatorja, e cila më pas postoi edhe “Alketën e vërtetë.”

(Kosova Sot Online)